Në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Ndihmësi i Presidentit të Rusisë Arkadi Dvorkoviç deklaroi se Rusia është e gatshme të ndihmojë Evropën, por do ta bëjë këtë vetëm nëpërmjet mekanizmave të stabilizimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

0Dvorkoviç vuri në dukje se Rusia është e gatshme për të vepruar në format bilateral. Ndërsa tani për tani nuk ka kurrfarë planesh konkrete për blerjen e letrave me vlerë të vendeve të veçanta evropiane. Në qoftë se gjatë periudhës së krizës do të lindë nevoja për rritjen e investimeve në letrat evropiane me vlerë, nuk përjashtohet mundësia e marrjes së vendimeve të tilla.