Në samitin e “G-20” Rusia do të donte të diskutonte jo vetëm krizën në zonën e euros. Për këtë deklaroi në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Ndihmësi i Presidentit të Rusisë Arkadi Dvorkoviç.

Sigurisht, problemet ekonomike të Eurozonës dhe përpjekjet për zgjidhjen e tyre do të jenë temat kryesore të samitit të pritshëm të “Njëzetëshes së Madhe” në Kanë. Por Rusia do të donte të dilte në të me një sërë iniciativash në lidhje me çështje të tjera, vuri në dukje Dvorkoviç:

- Rusia do të dalë në samit me po ato pozita, të cilave i është përmbajtur gjatë 3 viteve të fundit. Të gjitha vendet e “G-20” duhet të ndjekin një vije politike të koordinuar me qëllim të stabilizimit të situatës në ekonominë botërore. Është e nevojshme të bëhen gjëra të parashikueshme dhe të arsyeshme për të shmangur proteksionizmin e tepruar, për të stimuluar kërkesën e brendshme me qëllim të mbështetjes së veprimtarisë së biznesit. Rusia ka përgatitur gjithashtu edhe një sërë iniciativash e propozimesh, një prej të cilave është e lidhur me faktin se çfarë duhet bërë në rast të lindjes së situatave emergjente gjatë nxjerrjes së naftës apo transportimit të saj në shelf. Përveç kësaj, Presidenti i Rusisë doli me një sërë idesh që kanë të bëjnë me kuadrin e ri ligjor për mbrojtjen e pronës intelektuale, para së gjithsh, në Internet.

Për sa i përket zonës së euros Dvorkoviç është mëse i bindur, se në samitin në Kanë do të merren vendime konstruktive që do të ndihmojnë në mos për zgjidhjen e problemit, për ta kuptuar mirë atë. Samitet e “G-20” janë platforma mjaft të efektshme për dialog, mendon Arkadi Dvorkoviç:

- Besimi im në vendimet pozitive të këtij samitit është i lidhur me vetë faktin se në secilin prej tyre janë arritur të gjenden rrugëzgjidhje të problemeve ekzistuese. Dhe, sigurisht, çdo vendim i tillë është arritur me kompromis. Jo kudo ne kemi arritur çdo gjë që kemi synuar të arrijmë, askund nuk kemi provuar ndjesinë se kemi bërë gjithçka të mundshme. Sepse, vërtet, ekzistojnë interesat e vendeve të veçanta që nuk lejojnë marrjen e vendimeve më efektive. Por kjo është një gjë krejtësisht normale. 20 vende nuk është aspak e lehtë të arrijnë në mirëkuptim, meqenëse secili nga këto shtete ka arsyet, pikëpamjet e veta të brendshme politike. Ne në mënyrë të planifikuar dhe vazhdimisht ushtrojmë presion mbi të gjitha vendet kyçe në lidhje me domosdoshmërinë e marrjes së vendimeve suplementare.

Megjithatë Arkadi Dvorkoviç kujtoi disa nga iniciativat e ndërmarra në samitet e mëparshme të “G-20”, realizimin e të cilave në vitet e fundit po përpiqen ta pengojnë. Ai paralajmëroi kundër përpjekjeve të tilla, duke deklaruar se ato janë vendime të drejta dhe se nuk mund të hiqet dorë kurrsesi nga ato.

- Në një nga samitet e mëparshme të “G-20” u arrit në marrëveshje për rritjen e kapitalit dhe rishpëndarjen e kuotave në FMN me parashikimin gjatë kësaj të një roli më të madh të vendeve në zhvillim. Aktualisht, për  forcë të kërcënimit të një vale të re të krizës, një sërë zyrtarësh të lartë evropianë filluan të thonë se lindi nevoja për ta shtyrë këtë vendim, se duhet të merremi fillimisht me zgjidhjen e problemeve aktuale dhe vetëm pas kësaj të rishpërndahen kuotat. Kjo nuk duhet bërë në asnjë mënyrë. Është e nevojshme, që duke u marrë me zgjidhen e problemeve të mëparshme, të arrihet në kompromis për zgjidhjen e problemeve akuale. Në samitin e zhvilluar në Kanada u ra dakord që deficitet buxhetore dhe nivelet e borxheve duhet të ulen gjatë 4 viteve të ardhshme në madhësi të caktuara. Ne nuk besojmë se të gjitha vendet janë të gatshme për t’ia dalë punës mbanë me plane të tilla. Dhe gjatë çdo takimi, sa herë që na jepet mundësia, ne u kujtojmë partnerëve tanë, këmbëngulim që ata të publikojnë qëllimet e veta në këtë drejtim.

0Nga ana jonë duam të shtojmë, se samiti i “G-20” do të mbahet nga 3-4 nëntor në Kanë. Ndërsa Kryetar i takimit do të jetë Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy.

Anastasia Pershkina