Presidenti rus Dimitri Medvediev ka postuar në blogun e vet (http://blog.kremlin.ru/post/191) një videomaterial, në të cilin flet për badminton.

Në këtë video, e cila zgjat pak më shumë se 3 minuta, Medvediev tregon mbi historikun e kësaj loje, popullaritetin dhe dobinë e saj: “Kjo lojë e mban njeriun në formë të mirë sportive, i stërvit syrin, i zhvillon intuitën, reagimin e shpejtë dhe përpikërinë. Thjesht e ndihmon për zgjidhjen detyrave më të ndryshme në jetë. Ata që luajnë badminton i marrin më shpejt vendimet e duhura”.

0Përfundon video me një përzgjedhje kuadrosh në të cilat Presidenti rus luan badminton, ndër të tjera edhe me Kryeministrin Vladimir Putin.