Në portin e qytetit Sevastopol - në bazën kryesore të Flotës Ruse të Detit të Zi - mbërriti me një vizitë zyrtare kryqëzori i Flotës Ushtarake të SHBA “Philippine Sea”. Për të shmangur aksionet e protestave administrata e qytetit dhe shërbimi i shtypit i Flotës Ushtarake të Ukrainës nuk deklaruan paraprakisht për këtë vizitë.

Të premten përfaqësuesit e disa partive e pritën kryqëzorin në hyrje të portit detar, por më kot. Pas heqjesë së piketës së protestuesve kryqëzori amerikan hyri në limanin e Sevastopolit. Qëllimi i vizitës së tij është takimi me komandën ukrainase.

0Anija amerikane mbart në bordin e saj 26 raketa (crusise missile) “Tomahok”, të afta të godasin objektivat tokësore dhe mbiujore në distancë prej më shumë se dy mijë kilometra.