Sistemi satelitor rus GLONASS po pushton aktivisht tregun botëror. Korporata Apple filloi të vendosë çipe (chips) për përpunimin e sinjaleve të sistemit GLONASS në gadgets e veta. I pari u pajis me një modul të tillë modeli i ri i smastphone me mjaft popullaritet iPhone 4S. Dhe deri tani, duhet thënë, janë shitur mbi 4 milionë pajisje të tilla.

Me ndihmën e çipit (chip) të ri, i cili përpunon sinjalet e satelitëve, abonentët mund të përcaktojnë më saktë vendndodhjen e vet. Telefoni do të marrë njëkohësisht të dhënat edhe nga satelitët e sistemit amerikan GPS, edhe nga ata të sistemit rus GLONASS. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kushtet e zonave urbane me konstruksione e godina të dendura dhe në rajonet e largëta, thotë anëtari i Bordit të drejtorëve të kompanisë “Teknologjitë ruse të navigacionit” Boris Satovskij:

- Prania e dy standarteve të navigacionit në një pajisje të vetme lejon rritjen e cilësisë dhe sigurisë së navigacionit në kushtet e komplikuara të jetës urbane. Kjo dhe është zona kryesore e aplikimit për iPhone. Në zonat urbane prezenca e sy sistemeve rrit në mënyrë të theksuar navigacionin e qëndrueshëm. Shumë pajisje elektronike moderne kanë aftësi për të marrë njëkohësisht sinjalet edhe nga GPS, edhe nga GLONASS. Unë mendoj se GLONASS si sistem do të fillojë të fitojë gradualisht pozitën e vet në tregun botëror dhe teorikisht për pak vite do të jetë i pranishëm de-facto në të gjitha sistemet e navigimit së bashku me GPS.

0Deri para pak kohe çipet (chips) për përpunimin e sinjaleve të sistemit GLONSS vendoseshin vetëm në sistemet profesionale për monitorimin e lundrimit të anijeve, fluturimit të aeroplanëve, lëvizjes së trenave, mjeteve të transportit të mallrave dhe automjeteve të pasagjerëve. Modelet e navigatorëve për përdoruesit e zakonshëm mund të numëroheshin me gishta. Ndërsa tani tendenca, me sa duket, do të ndryshojë. Mbi planet e veta për hedhjen në treg të smastphoneve që marrin sinjalet e GPS dhe GLONASS deklaruan gjigandë të tillë si Nokia, Huawei, HTC dhe shumë të tjerë.

Roman Mamonov