Aviacioni turk natën në të gdhirë të së premtes dhe në mëngjes dha goditje të reja të masivizuara mbi bazat e guerrilasve të Partisë Punëtore të Kudistanit në veri të Irakut.

Në sulmet ajrore në fjalë janë përfshirë gjuajtësit-bombardues F-16. Pranë kufirit me Irakun në gjendje gatishmërie ndodhen njësitë e teknikës së blinduar dhe tankeve.

0Ushtria turke, në përgjigje të sulmit të guerrilasve kurdë të ndërmarrë nga territori i Irakut natën e 19 tetorit, filluan të enjten një operacion tokësor në shkallë të gjerë në pesë rajone të Irakut të veriut.