Si rezultat i ngjarjes tragjike në Gjirin Persik, ku të enjten e kaluar u fundos anija iraniane “Kusha-1”, gjetën vdekjen 5 persona, 3 të tjerë konsiderohen si të humbur pa lënë gjurmë. Edhe 6 persona ndodhen brenda në hambarin e anijes së fundosur. Në lidhje me gjendjen e tyre nuk ka asnjë informacion.

Sipas versionit paraprak shkak i fundosjes u bë mbingarkesa e anijes, e cila po transportonte pajisje për ndërtimin e gazsjellësit.