Zëri i Rusisë Trupi pa jetë i Muammar Gaddafi u dërgua në qytetin Misurata, njofton Kanali televiziv “Al Arybiya”. Sipas informacionit të përhapur nga Kanali “Al-Jazeera”, ai është vendosur në një nga xhamitë e qytetit. Sipas fjalëve të gazetarit libian Mahmoud Al-Ferdxhani, ai “e pa me sytë e vet trupin e vdekur” të Gaddafi.

Ka gjithashtu të dhëna për ndalimin e djalit të Muammar Gaddafi - Muatasim, por, sipas disa njoftimeve të tjera, ai u gjet i vdekur në qytetin Sirte. Djali tjetër i Gaddafi - Seyf Al-Islam arriti të fshihet dhe vendndodhja e tij nuk dihet tani.

Sipas deklaratave të njërit prej kryekomandantëve, Gaddafi u gjet në një vendstrehim nëntokësor në qytetin Sirte. Ai nuk bëri kurrfarë rezistence dhe u habit pa masë kur i pa kryengritësit atje. Gaddafi kishte shenja plagësh të vjetra në fytyrë dhe në këmbë. Me vete ai kishte një revolver, një çantë dhe orën e dorës.

Pas vdekjes së Muammar Gaddafi në Libi do të vijë “periudha e pajtimit mbarëkombëtar”, deklaroi në eterin e Stacionit televiziv “Al-Jazeera” Ministri i sigurisë dhe administratës të Këshillit Kalimtar Kombëtar Abdul Mexhid Saif en-Nasr.

En-Nasr tha se autoritetet e reja synojnë të shpallin një amnisti të përgjithshme për ushtarët dhe oficerët të cilët kanë luftuar në anën e ish Udhëheqësit. “Përsa i përket fatit të të afërmve dhe njerëzve të rrethit të afërt të Gaddafi, të cilët janë arrestuar tani, ata do të dalin përpara gjyqit”, - tha Ministri.

“Gaddafi u vra nga duart e libianëve. Unë mund ta konfirmoj këtë”, - deklaroi Komandanti ushtarak i Këshillit Kalimtar Kombëtar të Libisë Abdelhakim Belhadj për Kanalin televiziv “Al-Jazeera”.

“Informacioni i transmetuar prej larove të NATO-s mbi kapjen apo vrasjen e babait-udhëheqës Muammar Gaddafi është krejtësisht i pabazë”, - citon Agjencia AFP njoftimin e Kanalit televiziv “Al Libya” - besnik i ish Liderit të Libisë.  Kanali televiziv paralajmëroi për dukjen e fotografive të fabrikuara të Kolonelit të vrarë.

Presidenti i Këshillit të Evropës Herman Van Rompoy dhe Kryetari i Komisionit Evropian José Manuel Barroso përshëndetën informacionin që u shfaq të enjten mbi vdekjen e ish Udhëheqësit të Libisë Muammar Gaddafi. “Lajmi për vdekjen e Gaddafi shënon fundin e epokës së gjatë të dhunës dhe tiranisë”, - thuhet në deklaratën e përbashkët të liderëve të BE-së.

“Vdekja e tij është një simbol shumë i rëndësishëm. Vdekja e Al-Gaddafi e ndihmoi Këshillin Kalimtar Kombëtar të Libisë të shmangë procesin e zgjatur dhe poshtërues gjyqësor, gjatë të cilit mund të dilnin në shesh sekrete tejet të pakëndshme”, - komenton specialisti për Lindjen e Mesme dhe këshilltari për rreziqet Alan Fraser vrasjen e Muammar Gaddafi për Agjencinë Reuters.

“Vdekja e Gaddafi duhet të shkaktojë ndjenja të përziera në qeverinë e re. Vdekja e Muammar Gaddafi mund ta bëjë atë martir dhe ti thur lavdi njeriut që nuk e meriton aspak një gjë të tillë me bëmat që ka bërë në jetë”, - tha anëtari i lartë i politikës në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë Daniel Korski.

0Kurse mbrojtësit e të drejtave të njeriut përkundrazi thonë se në qoftë se Gaddafi do të ishte kapur i gjallë, kjo do ti lejonte qeverisë së re të shfaqte “aftësinë e saj profesionale” dhe të demonstronte urtësinë e të vepruarit në përputhje me demokracinë.