Shkarko audiofailin

Takimi i radhës i “më të fortëve të kësaj bote” - Nicolas Sarkozy, Angela Merkel, Christine Lagarde, Jean-Claude Trichet - në vigjilje të samitit të Bashkimit Evropian nuk i qetësoi aspak tregjet financiare. Liderët u shpërndanë pas përfundimit të tij pa bërë kurrfarë deklaratash.

Ekspertët e kanë humbur fare torruan dhe nuk dinë se ç’të thonë në lidhje me situatën e krijuar. Ata po përpiqen të hamendësojnë: Mos u bë vallë fjalë në këtë takim për dhënien e ndihmës financiare vetë Francës, deficiti i bilancit tregtar të së cilës gjatë vitit në vazhdim është rritur me 50%? A do të pranojnë variantin e defolltit për Greqinë? Sepse është mëse e qartë se 8 miliardë euro e premtuara nuk do të mund ta shpëtojnë dot Greqinë, pavarësisht nga masat shtrënguese drakoniane të kursimit. Depresioni në ekonominë greke dhe reduktimi i bazës tatimore po avancojnë me ritme akoma dhe më të shpejta. Dhe në këtë situatë shtrohet “pyetja mbi pyetjet”: si të rritet Fondi i Stabilizimit pa derdhur në të asnjë edhe një qindarkë? Autorët e kësaj ideje i kanë pagëzuar në mjetet e informimit masiv me emrin “alkimistë”.

Tani për tregjet financiare të Evropës më e rëndësishme se gjithçka tjetër është përcaktueshmëria, të cilën ato presin me etje të madhe që ta marrin nga krerët e bashkimit monetar. Por ajo s’po duket që s’po duket.

Ekonomisti i autoritetshëm rus Aleksandër Nekipellov mendon se bile edhe rritja e rezervave të Fondit të Stabilizimit deri në 1 trilion e më shumë me anë të mekanizmit të propozuar nga “alkimistët”, të quajtur “levë”, nuk do të mund të zgjidhë dot problemin e borxheve të drejtpërdrejta:

- Situata është me të vërtetë shumë serioze. Dhe, me sa duket nga të gjitha, për ndreqjen e saj do të nevojiten masa me karakter të jashtëzakonshëm. Është tejet e vështirë të llogariten të gjitha pasojat e mundshme, sepse problemi nuk konsiston dhe aq në defolltin (falimentimin) e Greqisë dhe ristrukturimin e borxheve të drejtpërdrejta të saj, se sa në zinxhirin e komplikuar, të ngatërruar keq të lidhjeve të ndërsjellta. Mbi borxhet e drejtpërdrejta të Greqisë dhe vendeve të tjera është rritur një pirg jashtëzakonisht i madh i të ashtuquajturave Credit Default Swaps (këmbime - sigurime kundër defolltit). Dhe ky problem derivat është shumë më serioz se ai fillestar. Po e njëjta gjë ndodhi edhe me hipotekën amerikane. Prej kësaj rezulton se instrumentet e konceptuara për minimizimin e rrezikut po çojnë automatikisht në shtimin e tyre. Pikërisht prandaj mbetet i hapur problemi - çfarë të bëhet me sistemin financiar.

0Dhe në qoftë se në punën me marrjen e vendimeve liderët e BE provojnë vështirësi evidente, përkatësisht pikësynimeve të tyre gjithçka është mëse në rregull. Shumica e politikanëve të Eurozonës do të donin t’ia mblidhnin mirë rripat spekulatorëve të sferës financiare, por Angela Merkel po shkon më larg se të gjithë në këtë dëshirë. Nëse do të varej prej saj, Merkel do ti kishte ndëshkuar qeveritë e shteteve - debitore kronike - me marrjen e tyre nën përkujdesinë e Eurozonës. Kurse në rastet klinike - do ti detyronte ato të hiqnin dorë plotësisht nga sovraniteti i vet. Por ky synim i saj, ka shumë të ngjarë, të mbetet në fushën e ëndërrave, fantazive: sepse nuk ka gjasa që të mund të binden të gjitha 27 shtetet e BE për ndryshimin e marrëveshjeve ekzistuese. Do të gjenden jo pak vende të tilla që në çdo rast do të shprehen kundër. Për shkak të frikës se mos ndonjëherë sanksionet do të drejtohen kundër vetë atyre.

Sergei Guk