Zëri i Rusisë Forcat e KFOR-it në Kosovë filluan këtë mëngjes të shkatërrojnë barrikadat e ngritura nga serbët në kufirin administrativ me Serbinë. Për shpërndarjen e protestuesve nga ata u përdor gaz lotsjellës.

0Më parë Përfaqësuesi i Komandës së NATO-s Ralph Adamec premtoi se forcat ndërkombëtare do të shkatërrojnë barrikadat e ngritura në veri të Kosovës vetëm në rast se ato do të bëhen pengesë për lëvizjen e lirë. Serbët deklaruan se nuk do të pengojnë furnizimin e ushtarakëve natovianë, të cilët janë dislokuar në këtë rajon, me mallrat e nevojshme.