Zëri i Rusisë Presidenti rus Dimitri Medvediev hapi një llogari (account) në Facebook. Në faqen e Kryetarit të shtetit janë regjistruar deri tani më shumë se 240 mijë përdorues të Internetit.

Medvediev ka tashmë edhe microblog e vet në Twitter, të cilin ai e hapi gjatë kohës së vizitimit të selisë së kompanisë në qershor të vitit 2010.

0Aktualisht kjo është llogaria (account) më e popullarizuar në segmentin rusishtfolës të Twitter. Në të janë regjistruar më shumë se 580 mijë përdorues.