Zëri i Rusisë Në Moskë në 10 vitet e ardhshme do të ndërtohen 150 km linja të reja të metrosë, gjë kjo që do të rrisë deri në 1.5 herë gjatësinë e shtrirjes së saj.

Sipas fjalëve të Kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit rus Sergei Sobianin, ritmet e ndërtimit të tyre do të jenë më të lartat në gjithë historinë e metrosë së Moskës. Planifikohet të lançohet linja e dytë e unazës, e cila do të lidhë disa degë duke ndihmuar me këtë lehtësimin e ndjeshëm të mbingarkesës së tyre.

0Për zgjidhjen e problemit të transportit në Moskë do të ndihmojë gjithashtu edhe ndërtimi i 400 km rrugë të reja.