Zëri i Rusisë Një aeroplan pasagjerësh i Kompanisë ajrore Iran Air, që po fluturonte sipas itinerarit Moskë-Teheran, të martën bëri një ulje emergjente në aeroportin e kryeqytetit iranian Mehrabad.

Aeroplani Boeing-727 u ul në aerodrom në regjim emergjence dhe me një vonesë prej 40 minutash pasi gjatë fillimit të uljes u evidentua problemi që lindi me shasinë e përparme. Në bordin e tij ndodheshin 94 pasagjerë dhe 19 anëtarë të ekuipazhit. Për fat të mirë asnjë prej tyre nuk u lëndua.