Zëri i Rusisë Deri në momentin e zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi kanë mbetur vetëm 7 javë. Partitë e përfaqësuara tashmë në Dumën Shtetërore - Dhoma e Ulët e parlamentit rus - “Rusia e Bashkuar”, Partia Komuniste e Federatës Ruse, Partia Liberal Demokratike e Rusisë (LDPR) dhe “Rusia e Drejtë” u çliruan nga detyrimi i mbledhjes së nënshkrimeve të mbështetësve të vet. Më të vështirë e ka punën opozita joparlamentare.

Sepse që të përfshihen në fletën e votimit të zgjedhjeve kandidatët e partive “Jablloko”, “Kauza e Drejtë” dhe “Patriotët e Rusisë”, secila nga këto parti duhet të sigurojë medoemos deri më 19 tetor mbështetjen e 150.000 përkrahësve të vet. Tashmë u bë e ditur se punës me këtë detyre ato ia dolën mbanë. Duam të vemë në dukje se 4 vjet më parë për partitë ishte e nevojshme të mblidhnin 50.000 firma më shumë se tani. Në legjislacionin zgjedhor u bënë aktualisht ndryshime të shumta, të cilat lejojnë nxitjen e konkurrencës politike. Në veçanti, në zgjedhjet e këtij viti do të veprojë e ashtuquajtura “barrierë e butë”. Partitë që do të fitojnë më pak se 7% të votave, por dhe më shumë se 5% të tyre, do të hyjnë në përbërjen e parlamentit, vetëm se do të marrin më e shumta 2 vende në parlamentin e përbërë prej 450 deputetësh. Kjo perspektivë e gjallëroi në mënyrë të ndjeshme kampin e opozitës joparlamentare. E megjithatë, me qëllim që të marrin mandatet e shumëdëshiruara partive të vogla do tu duhet të mobilizojnë të gjitha forcat dhe të kryejnë një vepër të vërtetë heroike elektorale, mendojnë ekspertët.

Të dhënat e fundit të sociologëve përkatësisht vlerësimeve (ratings) të partive tregojnë qartë, se nga të gjitha partitë joparlamentare “Jablloko” ka arritur të grumbullojë deri tani përqindjen më të lartë të votave - gjithsej 1,6%. Me tregues të tillë ato janë ende tepër larg nga hyrja në parlament. Partitë “Kauza e Drejtë” dhe Patriotët e Rusisë” kanë grumbulluar nga 5% të votave secila, gjë kjo që nuk u jep atyre kurrfarë shansesh për të hyrë në Dumën e re. Megjithëse në etapat e fundit të garës paraelektorale janë plotësisht të mundura kthesa nga më të papriturat, mendojnë ekspertët. Por ndryshime radikale në arenën politike megjithatë nuk ka shumë gjasa që të ndodhin, shprehet analisti politik Mihaill Remizov:

- Unë jam i prirur të mendoj se partitë joparlamentare kanë ende shans për të kapërcyer të gjitha barrierat për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore. Partisë “Jablloko”, pas largimit të Mihaill Prohorov nga Partia “Kauza e Drejtë”, iu krijua mundësia të fitojë nga 5-7% të votave. Është i lartë propabiliteti i asaj që një pjesë e elektoratit të pakënaqur, i cili kërkon ndryshime demokratike, të kalojë në anën e Partisë “Jablloko” dhe atëhere Liderit të saj Grigori Javlinski do ti krijohet mundësia për të krijuar mini-fraksionin e vet në parlament.

0E megjithatë, vetë partitë joparlamentare shpresojnë ta kapërcejnë “barrierën e 5%”. Ndërkohë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do ti duhet të marrë në lidhje me çdo parti vendimin për regjistrimin e saj apo për refuzimin e tij. Pas regjistrimit nga KQZ-ja partia përkatëse bëhet pjesëmarrëse zyrtare e zgjedhjeve parlamentare. Se cilat parti do të vazhdojnë luftën për mandate deputetësh në Dumën Shtetërore në zgjedhjet e pritshme do të bëhet e ditur tashmë në fund të tetorit.

Llada Korotun