Zëri i Rusisë Në aeroportet e kryeqytetit të Argjentinës janë anuluar të gjitha fluturimet për shkak të resë së hirit në atmosferë të shkaktuar nga erupsioni i vullkanit kilian Puyehue.

Trafiku ajror do të rinisë sapo të fillojnë të përmirësohen kushtet e motit.

0Vullkani Puyehue me lartësi 2.240 metra u zgjua papritmas më 4 qershor dhe fillojë të lëshojë një kolonë tymi me lartësi deri në 10 kilometra. Banorët e vendbanimeve të afërta me të u evakuan urgjentisht në një zonë më të sigurt. Që atëhere për shkak të reve të hirit vullkanik janë anuluar qindra fluturime në vendet e Amerikës Latine.