Zëri i Rusisë Peshkaqenët e bardhë, me sa duket nga të gjitha, janë vendosur seriozisht dhe për një kohë të gjatë në ujërat e brigjeve jugore të rajonit Primorie, që u erdhën si fort për mide atyre. Dhe, siç konstatojnë shkencëtarët, ata e kanë shndërruar akuatorin e Gjirit të Pjetrit të Madh një njëfarë “materniteti”.

Këto ditë ra në rrjetën e peshkatarëve i vogël i kafshës grabitqare detare me gjatësi 50 centimetra. Deri para këtij viti shkencëtarët patën njohur vetëm raste të rralla të hyrjes në ujërat e Gjirit të grabitqarëve detarë që i përkasin llojit të peshkaqenëve njeri-ngrënës.

Peshkaqeni i vogël, me sa duket, ka lindur vetëm fare para pak kohe diku aty afër, meqenëse të vegjëlit nuk janë të aftë të përshkojnë distancat e gjata të migrimeve.

Verën e kaluar peshkaqenët u shndërruan në një të keqe të madhe, mallkim i vërtetë për rajonin Primorie. Më 17 gusht ndodhi sulmi i parë i peshkaqenit mbi një pushues që po lahej. Nga përplasja me të i riu 25-vjeçar morri trauma të rënda të kofshëve dhe bustit, humbi pëllëmbën e njërës dorë. Një ditë më vonë sulmi i graditqares detare u përsërit. Në këtë rast morri plagë të rënda të gjymtyrëve të poshtme një adoleshent 16 vjeçar. Por kësaj here grabitqarja detare la një provë të drejtpërdrejtë - nga plaga u nxorr një dhëmb i saj në bazë të të cilit u përcaktua nga shkencëtarët se sulmi ishte kryer prej peshkaqenit Mako. Disa ditë më vonë peshkaqeni u duk sërish në brigjet e rajonit Khasan dhe prapë sulmoi pushuesit. Këtë here e pësoi një burrë 26 vjeçar, por puna kaloi fatmirësisht me plagë të lehta.

Në administratën e rajonit Primorsk, pavarësisht nga fakti se hyri vjeshta dhe sezoni i notit është mbyllur, po vazhdon punën Shtabi operativ që u krijua menjëherë pas sulmimit të parë të njeriut nga peshkaqeni. Tani specialistët kanë ndërmend të shpallin konkursin për ofrimin e shërbimeve për organizimin e monitorimit të Gjirit të Pjetrit të Madh si dhe për përpunimin e konstruksioneve të mjeteve të peshkimit. Në të njëjtën kohë akademiku rus Andrei Andrianov u bën thirrje njerëzve të mos jepen fort pas gjuetisë së peshkaqenëve dhe ta teprojnë me këtë punë:

- Tani, kur u fiksuan raste të sulmimit të njerëzve, të gjithë po shfaqin zell të madh në zhdukjen e peshkaqenëve. Por ky peshkim në masë do të çojë në asgjësimin e popullatës së peshkaqenëve krejtësisht të padëmshëm e të parrezikshëm për njeriun. Të gjithë peshkaqenët që janë kapur deri tani, si rregull, i përkasin familjes së harengave, që nuk përbëjnë kurrfarë rreziku për njeriun. Faktikisht ra në rrjetë i vogli i peshkaqenit të bardhë dhe ky është rasti i parë kur u kap me qëllim përfaqësuesi i këtij lloj peshkaqeni të rrezikshëm për njeriun.

0Shkencëtarët janë unanimë në mendimin se të gjithë peshkaqenët është e pamundur të kapen megjithatë. Përpara autoriteteve lokale të rajonit Primorie shtrohet detyra e përcaktimit të plazheve të sigurta për notim. Deri në periudhën e verës së ardhshme këto plazhe duhet të pajisen me rrjeta mbrojtëse dhe barriera speciale.

Ludmilla Morozova, Denis Vinogradov