Zëri i Rusisë Argjentina për herë të parë do të marrë teknikë ushtarake ruse. Forcat Ajrore të këtij vendi latinoamerikan në nëntor të këtij viti do të marrin dy helikopterë Mi-171E. Ata do të përdoren në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe për furnizimin e stacioneve të Argjentinës në Antarktidë.

0Në të ardhmen ky vend do të blejë edhe 3 helikopterë të tjerë. Ekspertët rusë do të ndihmojnë në mirëmbajtjen e aparateve fluturuese dhe trajnimin e stafit. Buenos Aires ka planifikuar ti blejë Rusisë edhe produkte të tjera ushtarake, në veçanti, teknikë aviacioni, automjete ushtarake si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.