Zëri i Rusisë Në Kampionatin Botëror në Domino, i cili do të zhvillohet në periudhën nga 18-21 tetor në kryeqytetin e Abkhazisë, do të marrin pjesë 220 sportistë nga 22 vende të botës.

Për të ndihmuar në përgatitjen e Kampionatit në Sukhum mbërriti Presidenti i Federatës së Dominosë të SHBA Manuel Oquendo. Ai njoftoi në një konferencë për shtyp se është i kënaqur me përgatitjet e Kamionatit dhe theksoi se, pavarësisht nga pengesat e nxjerra prej Gjeorgjisë, 18 sportistë amerikanë do të marrin pjesë megjithatë në këtë Kampionat: “Asnjë nga anëtarët e ekipit tim nuk pati nevojë ti mbushet mendja gjatë për të ardhur këtu. Të gjithë sportistët do të marrin pjesë me shumë kënaqësi në këtë Kampionat”.