Sateliti i Universitetit Shtetëror të Moskës (MGU) “Tatiana-2” zbuloi në kozmos dukuri unikale fizike. Fjalë bëhet mbi ndriçimet regëtuese atmosferike kohëshkurtra që vërehen në ato zona të rruzullit tokësor ku nuk ka stuhi, rrufe dhe re.

Programi shkencor “Tatiana-2” u bë vazhdim i studimeve të zhvilluara nga sateliti i studentëve “Tatiana-1” në vitin 2005. Atëhere në shtresat e sipërme të atmosferës së Tokës u fiksuan ndriçime regëtuese atmosferike kohëshkurtra. Ato janë të lidhura me dukuritë e stuhive, mendojnë shkecëtarët. “Mbi ato vende ku ndodhin stuhi, në shtresat e larta atmosferike mund të lindin shkarkime elektrike që gjenerojnë ndriçimet në atmosferë”, - tregon për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Drejtori i Institutit Kërkimoro-Shkencor të Fizikës Bërthamore të Universitetit Shtetëror të Moskës (MGU) Mihaill Panasiuk. Por sateliti “Tatiana-2” zbuloi ndriçime regëtuese atmosferike bile edhe në ato vende ku dukja e tyre është e pamundur:

- Ne nuk e prisnim që fenomene të tilla të vëreheshin mbi ato zona ku nuk ka rrufe dhe re. Për shembull, fluturojmë ne mbi shkretëtirën Sahara dhe shikojmë ndriçime atmosferike. Ato paraqesin interes për vetë fakti se janë kohëshkurtra, por prodhojnë megjithatë një sasi të madhe energjie. Dukuri të kësaj natyre përbëjnë rrezik potencial për avionët që mund të fluturojnë në lartësi prej dhjetra kilometrash.

0Sipas fjalëve të shkencëtarit, regëtimat (flashes) e dritës kanë karakter të vijueshëm. “Sateliti ka fluturuar dhjetë kilometra përgjatë trajektores së vet dhe ne kemi regjistruar vazhdimisht shpërthime të emisioneve të lehta në ultraviolet (ultravjollcë). Ky është një rezultat i habitshëm, impresionues në aspektin e fizikës, por tani për tani ai nuk ka marrë një interpretim të qartë”, - thotë Mihaill Panasiuk. Misteret e dukurive unikale kozmike, sipas mendimit të tij, do të mund ti zbulojë një satelit tjetër më i përsosur i shkencëtarëve dhe studentëve të Universitetit Shtetëror të Moskës (MGU) “Lomonosov”. Ai do të pajiset me aparatura shumë më të sakta e më të ndjeshme. Lëshimi i tij është planifikuar nga Universiteti “Lomonosov” në pranverë të vitit 2012. Përveç shkencëtarëve të këtij Universiteti me studimin e ndriçimeve regëtuese atmosferike do të merren edhe dy aparate të tjera kozmike ruse. I pari do të nxirret në orbitë në janar të viti 2012, kurse sateliti i dytë planifikohet të lëshohet pas 1-1,5 vjetësh. Kështu pra, për 2 vjet në kozmos do të niset një “flotilje” e tërë  satelitësh për studimin e dukurive unikale në shtresat e larta të atmosferës.

Marina Vollkova