Zëri i Rusisë Në ranonin Perm (Urali) banorët vendas kanë gjetur në pyll kërpudha gjigande: më e madhja nga ato peshonte 12 kg, diametri i saj arrinte në 172 cm, kurse lartësia - 50 cm. Shifra të tilla janë 10 herë më të larta se ato të kërpudhave të zakonshme të këtij lloji (që quhet kërpudhë shiu). Kërpudha e gjetur mendohet të regjistrohet në Librin e Rekordeve Ginness. Sipas mendimit të ekspertëve, këto kërpudha janë të përshtatshme jo vetëm për tu përdorur si ushqim për njerëzit, por kanë gjithashtu edhe veti medicinale.

0Në verën e vitit 2011 një banor nga qyteti rus Tomsk (Siberi), i apasionuar shumë pas mbledhjes së kërpudhave, gjeti një kërpudhë gjigande të llojit boletus edulis (porcini). Diametri i kapeles së saj ishte 40 cm. Kërpudha qëlloi e pathyer dhe e paprekur nga krimbat.