Zëri i Rusisë Parlamenti i Sllovakisë votoi kundër zgjerimit të Fondit Evropian për Stabilitetin Financiar. Plani antikrizë, tashmë i miratuar nga të gjithë anëtarët e eurozonës, është bërë peng i grindjeve të brendshme politike në Sllovaki. Ky vend ishte ndër të fundit që hynë në eurozonë. Por në kulmin e krizës sllovakët preferuan të lënë në harresë leverditë e përfitimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe përgjegjësinë ekonomike që imponon ai.

Ekspertët parashikojnë se gjatë votimit të përsëritur në fund të javës plani do të miratohet megjithatë. Por ajo në ndodhi vuri në buzë të disfatës edhe ato pak rezultate që u arritën për shpëtimin e eurozonës, tregoi për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” eksperti ekonmik rus Dimitri Tratas:

- Pjesa disponuese e Sllovaksë në Fond është mjaft e vogël, por megjithatë pa miratimin formal ky fond i stabilizimit nuk mund të fillojë funksionimin e vet. Dhe është krejtësisht e paqartë se çfarë do të ndodhë në qoftë se sllovakët do të refuzojnë të ratifikojnë zgjerimin e këtij Fondi. Mekanizmi i veprimit, i cili mund të lançonte punën e tij pa arritjen e miratimit formal, për fat të keq, nuk është parashikuar. Dhe ne jemi dëshmitarë okularë të asaj se si ambiciet politike pengojnë miratimin e masave ekonomike që konsiderohen si të dorës së parë dhe tejet urgjente.

Mbi faktin se zgjidhja e problemeve të borxheve në Evropë qëndron më tepër në rrafshin politik se sa atë financiar, deklaroi në prag Kryeministri rus. Në këtë rast ekonomitë kryesore të Evropës disponojnë rezerva të mjaftueshme për të ndihmuar Greqinë dhe vendet e tjera pa përfshirjen e BRIKS (BRICS), vuri në dukje Vladimir Putin. Por bile edhe në qoftë se mjetet e nevojshme financiare do të gjenden, sëmundja nuk do të arrihet të shërohet shpejt, mendon financieri rus Aleksei Golluboviç:

- Evropa nuk është Amerika, ku qeveria është e gatshme ngandonjëherë të marrë vendime të shpejta. Në Evropë në disa vende qeveritë do të ndërrohen, në disa të tjera - jo. Në të njëjtën kohë në Evropë nuk ka asnjë ekonomi të shëndetshme, me përjashtim të asaj të Gjermanisë. Prandaj unë nuk jam aspak i prirur të mendoj se punës me krizën do t’ia dalin mbanë për një vit.

0E rëndojnë edhe më shumë situatën e krijuar agjencitë e klasifikimit të kredive (ratings). Fitch dhe S & P i kanë ulur sërish ratings e kreditit të bankave më të mëdha spanjolle dhe italiane. Midis tyre përfshihen edhe banka të tilla sistemformuese si Banco Santander dhe Intesa Sanpaolo. Rating i gjigandit  italian Unicredit ndodhet në rishikim me implikime negative. Në këtë sfond lajmi se Banka Qendrore Evropiane, BE dhe FMN miratuan dhënien Greqisë të këstit të ndihmës së radhës nuk është më në gjendje të frymëzojë tregjet dhe investitorët. Të gjithë e kuptojnë për mrekulli se 8 miliardë euro janë një pikë uji në detin e madh të borxhit grek. Kurse deklarata e Kryetarit të Eurogrupit Zhan-Klod Junker, se tani po diskutohet mundësia e fshires nga llogaria të 60% të këtij borxhi, konfirmoi sërish shqetësimet ekzistuese për pashmangshmërinë e defaultit të Athinës.

Maria Vesnovskaja