Zëri i Rusisë Testimet e radhës të raketës balistike ndërkontinentale ruse “Bulava” janë planifikuar për 20-22 tetor. Raketa do të lëshohet nga bordi i nëndetëses raketëmbajtëse bërthamore “Yuri Dollgoruki”, njoftuan në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave Detare të Rusisë.

0Lëshimi paraardhës provë i “Bulava” u realizua me sukses më 27 gusht. Raketa fluturoi 9.300 mijë km. “Bulava” është raketa më e fundit me tre faza dhe karburant të ngurtë e aftë të mbartë deri në 10 blloqe të manovrueshme supersonike bërthamore që mund të ndryshojnë trajektoren e fluturimit në lartësi si dhe kursin e vet.