Zëri i Rusisë Një grup deputetësh të Dumës Shtetërore të Federatës Ruse iu drejtua Parlamentit Evropian me një propozim të tillë, që rusët të cilët dëshirojnë të fluturojnë në Evropë duhet të shkojnë atje pa viza. Mjafton të kenë me vete pasaportën e jashtme dhe biletën e kthimit.

Parlamentarët rusë kanë punuar mbi përpilimin e propozimit në fjalë së bashku me Dhomën Publike të Rinisë të Federatës Ruse. Pikërisht të rinjtë janë pjesa më e lëvizshme e shoqërisë. Atyre nuk u kushton asgjë të mblidhen e të shkojnë në ditë fundjave në ndonjë ndeshje sportive apo koncert që zhvillohet në një qytet tjetër. Po kështu ata do të mund të fluturonin për një fundjavë në Evropë, por procedura e marrjes së vizës ua vret në rrënjë çdo ide të tillë spontane.

Rinia ruse ka vendosur të mbrojë në mënyrë më aktive interesat e veta dhe siguroi tashmë në këtë nismë të saj mbështetjen e deputetëve të rinj të Parlamentit Evropian. Në takimin e zhvilluar në Moskë në fund të javës së kaluar parlamentarëve evropianë iu dorëzuan propozime të reja për lehtësimin e regjimit të vizave mes Rusisë dhe BE-së. Kuintesenca e tyre konsiston në atë, se për qytetarët rusë që fluturojnë në vendet e Shengenit me linja të rregullta ajrore duhen hequr vizat, sqaroi Kryetari i Komitetit për Punët e Rinisë të parlamentit rus Pavell Tarakanov:

- Në Rusi kontrolli në fluturimet e rregullta ajrore është shumë më skrupuloz e më i rreptë se sa në Evropë. Tek ne jashtë kufijve të vendit nuk mund të dalin ata persona që ndodhen në kërkim, që janë të dënuar në momentin aktual, ata që kanë grumbulluar gjoba të mëdha të pashlyera. Prandaj për nga pikëpamja e sigurisë Evropa s’ka përse të ketë frikë.

Ndërkohë që do të përmirësohen shumëfish lidhjet sociale, kulturore dhe të biznesit, mendon deputeti i parlamentit rus Pavell Zirianov:

0- Unë jam takuar me kolegët tanë evropianë, me përfaqësues të biznesit. Të gjithë ata shprehen në favor të kësaj nisme. Sepse e kuptojnë për mrekulli se do të rritet intensiteti i kontakteve sapo të eliminohen pengesat kushtëzuese dhe kjo do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e biznesit si në Rusi, ashtu dhe në Evropë. Parlamentarët e rinj evropianë, të cilët u njohën me iniciativën ruse, nuk nxituan të japin menjëherë përgjigje. Por ideja e paraqitur nga të rinjtë rusë i bëri ata të mendohen. Në nëntor do të mbahet një takim po në atë përbërje, vetëm se kësaj here në Bruksel. Atëhere rusët dhe do të kenë mundësi të mësojnë reagimin e evropianëve ndaj propozimit të tyre.

Natalia Kovalenko