Zëri i Rusisë Në MPJ të Rusisë vërejnë nëntekstin evident antirus në historinë me ndjekjen penale të Julia Timoshenkos. Duke akuzuar Timoshenkon për abuzim me pushtetin gjatë përfundimit të kontratës për furnizimet e gazit rus në Ukrainë në vitin 2009, gjykata injoroi atë rrethanë se të gjitha kontratat u hartuan në pajtim të plotë me legjislacionin e Ukrainës dhe atë të Rusisë dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare, - thuhet në deklaratën e lëshuar sot nga Ministria e Jashtme ruse.

0Bashkë me këtë MPJ e Rusisë thekson, se udhëheqja e shumë shteteve dhe opinioni publik botëror e perceptojnë këtë proces gjyqësor si të iniciuar ekskluzivisht për arsye politike.