Zëri i Rusisë Partia në pushtet e Polonisë - “Platforma Qytetare” - fitoi në zgjedhjet parlamentare duke triumfuar mbi Partinë e Jaroslaw Kaczynski “E Drejta dhe Drejtësia” me 7% të votave të zgjedhësve. Falë kësaj fitoreje Kryeministri aktual Donald Tusk do të mbetet në postin e vet.

Fitorja e partisë në pushtet i mbush të gjithë me besimin se politika e brendshme dhe e jashtme e Polonisë nuk do të ndryshojë. Është krejtësisht e qartë se ndryshime radikale në drejtim të përkeqësimit të marrëdhënieve me Rusinë nuk do të ketë, gjë kjo që kishte gjasa të ndodhte nëse do të kishte fituar në zgjedhjet parlamentare partia e Jaroslaw Kaczynski, mendon analisti i pavarur politik Dimitri Oreshkin:

-  Donald Tusk është njeri racional. Ai dëshiron të ruajë me të gjithë, duke përfshirë edhe vendet evropiane, marrëdhënie normale. Por edhe iluzione të tepërta nuk duhen ushqyer në lidhje me Tusk. Ai do të ndjekë kursin e politikës së vet, e cila mund ti pëlqejë ose jo Rusisë. Por kjo është një çështje tjetër. Me të ka kuptim të bisedohet dhe të arrihet në mirëkuptin. Dhe kjo nuk është e pakët.

Midis pretendimeve të Rusisë ndaj Polonisë figuron edhe dhënia e pëlqimit nga kjo e fundit për të vënë territorin e vet në dispozicion të sistemit natovian të mbrojtjes antiraket (MAR). Politika e Polonisë në lidhje me këtë çështje nuk ka gjasa të ndryshojë, por toni i bisedës është ulur disi megjithatë, vë në dukje eksperti rus Artiom Malgin:

0- Problemi që ka të bëjë me MAR është pjesë përbërëse e debateve që po zhvillohen midis Rusisë dhe NATO-s. Dhe ky diskutim është mbi të gjitha mbi efikasitetin, domosdoshmërinë e krijimit të sistemit global të MAR dhe përfshirjen e Rusisë në këtë sistem. Polonia është më tepër një lojtare e drejtuar edhe në këtë debat, edhe në përgjithësi në këtë problematikë. Ne e kuptojmë për mrekulli se Polonia nuk disponon elementet e veta për krijimin e këtij sistemi dhe se ajo është vetëm platformë për vendosjen e tij. Tjetër gjë është ajo se ndryshe nga oponentët e Donald Tusk qeveria e tij synon të mos e ndërlikojë protematikën e lidhur me mbrojtjen antiraket.

Svetllana Andrejeva