Zëri i Rusisë Në Pekin përfundoi Forumi Ruso-Kinez i qarqeve të biznesit. Palën ruse në këtë takim e përfaqësoi Zëvendës kryeministri Aleksandër Zhukov.

0Pas përfundimit të Forumit u nënshkrua kontrata në sferën e bashkëpunimit tregtar mes Komitetit për Bashkëpunimin Ekonomik të Komitetit Popullor kinez të Miqësisë, kompanisë investuese të Pekinit “Haovo” dhe kompanisë ruse “Nikel Norilsk”. Dokumenti parashikon realizimin e furnizimeve në Republikën Popullore të Kinës të nikelit nga Rusia me vlerë më shumë se 2,2 miliardë $.