Zëri i Rusisë Rusia dhe Kina janë të gatshme të propozojnë për shqyrtim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një rezolutë të balancuar për Sirinë, e cila dënon dhunën dhe u bën thirrje palëve konfliktuese për tu ulur në tryezën e bisedimeve, tha në intervistën e vet dhënë revistës “Profil” Ministri i Jashtëm i Rusisë.

Sergei Lavrov kritikoi projekt-rezolutën Perëndimore, miratimin e së cilës Rusia dhe Kina e bllokuan në votimin e 4 tetorit. Ky projekt parashikon “skenarin libian” për Sirinë dhe, në veçanti, shpall faktikisht embargon mbi furnizimin e armëve.

0Rusia synon arritjen e respektimit të normave të së drejtës ndërkombëtare gjatë zgjidhjes së situatave të mbarsura me konflikt.