Zëri i Rusisë Më shumë se 20 persona u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën në përplasjet më të ashpra të muajve të fundit në Kajro.

Rreth 10 mijë të krishterë-koptë u mblodhën për të protestuar pranë godinës së qendrës televizive. Ata hodhën gurë dhe shishe me lëndë djegëse në drejtim të ushtarëve dhe oficerëve që u përpoqën të përmbajnë turmën e egërsuar.

Shiko galerinë fotografike

Shkas për shpërthimin e trazirave shërbeu konflikti fetar në jug të vendit, ku muslimanët plaçkitën dhe dogjën kishën e papërfunduar.

0Kryeministri i vendit Islam Sharaf i bëri thirrje popullsisë për të ndaluar dhunën. Në sheshin kryesor Tahrir u mblodhën qindra njerëz për të protestuar kundër të shtënave me armë zjarri në kryeqytetin egjiptian Kairo.