Zëri i Rusisë Sot u hap Forumi i X Publik Ndërkombëtar “Java ruse në Korfuz”. Pjesëmarrësit e tij do të nderojnë kujtimin e heronjve të Rusisë dhe Greqisë - Admiralit Fiodor Ushakov, skuadrilja e të cilit çliroi në vitin 1799 ishullin nga trupat e Napoleonit, dhe Presidentit të parë të Greqisë Ioannis Capodistrias, i cili në vitin 1815 ka qenë një nga drejtuesit e MPJ të Perandorisë Ruse.

0Këtë vit forumi i dedikohet formimit të Shtetit të Parë të pavarur grek - Republikës së shtatë ishujve. Të shtunën do të zhvillohet ceremonia e përurimit në ishullin Vido, në afërsi të Korfuzit, të monumentit të grekëve dhe rusëve të rënë për lirinë dhe besimin orthodhoks. Beteja në ishullin Vido nën komadën e Admiralit rus Fiodor Ushakov u bë fillimi i çlirimit të Korfuzit nga trupat franceze në vitin 1799.