Zëri i Rusisë Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez bëri thirrje për krijimin e një organizate të re ndërkombëtare të vendeve kryesore prodhuese të naftës. Ai deklaroi për këtë në Caracas në bisedimet e zhvilluara me Zëvendës kryeministrin rus Igor Seçin.

0Chavez vuri në dukje se organizata e re nuk do të prekë në kurrfarë mënyre veprimtarinë e Organizatës së vendeve eksportuese të naftës (OPEK). Hugo Chavez falenderoi gjithashtu Presidentin rus Dimitri Medvediev dhe Kryeministrin Vladimir Putin për kontributin e tyre në realizimin e projektit më të madh të naftës “Junin-6” në Venezuelë.