Zëri i Rusisë Në çfarë mënyre do të ndikojë në Rusi paqëndrueshmëria në ekonominë globale? Ç’ndryshime në kursin ekonomik të Moskës pret Perëndimi pas zgjedhjeve presidenciale në Rusi? Për këtë, si dhe për sukseset e Bankës Qendrore ruse (“Sberbank”) dhe tema të tjera u shpreh në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Përfaqësuesi i përhershëm i FMN në Rusi Odd Per Brekk.

Tregjet botërore, si dhe më parë, vazhdojnë të mbeten të pushtuara nga ethet e forta. Indekset (treguesit) kryesore herë bien në mënyrë drastike me disa përqind në ditë, e herë fluturojnë në stratosferë. Në këtë situatë vemendja kryesore është fokusuar tek vendet në zhvillim. Nga njëra anë pikërisht prej andej investitorët po tërheqin, në radhë të parë, mjetet financiare. Kurse nga ana tjetër, sipas vlerësimeve të disa ekspertëve, vendet në zhvillim mund ta ndihmojnë ekonominë botërore për ti shpëtuar kolapsit. Ndër këto shtete është edhe Rusia. Për shembull, rritja e GDP amerikane, sipas rezultateve të vitit 2011, duhet të përbëjë 1,7%, kurse në viti 2012 - 1,4%. Ndërsa në Rusi po i njëjti tregues do të jetë dy herë më i madh, parashikon Odd Per Brekk:

- Ne shpresojmë që ekonomia ruse të rritet 4,3% këtë vit dhe 4,1% në vitin 2012.   Rritja ekonomike në Rusi do të varet nga kursi politik që do të ndiqet pas zgjedhjeve presidenciale. Studimet tona tregojnë se Rusia mund të arrijë suksese të mëdha duke ulur varësinë e buxhetit dhe ekonomisë nga nafta, duke përforcuar inflacionin në nivelin 3-5% në vit dhe duke përmirësuar klimën e investimeve në vend.

Sipas mendimit të Odd Per Brekk, situata aktuale në ekonominë ruse do ti lejojë vendit të përjetojë pa dhimbje të ndjeshme e tronditje të forta periudhën e shkurtër të destabilitetit në ekonominë botërore. Në rast të lindjes së problemeve afatgjata për Rusinë është e domosdoshme rritja e rezervave ndërkombëtare valutore dhe të arit dhe depozitimeve në Fondin Stabilizues të vendit. Brekk vuri në pah masat e suksesshme të Bankës Qendrore të Rusisë (Sberbank):

- Banka Qendrore e Federatës Ruse është fokusuar tani në frenimin e inflacionit dhe jo në ekspansionin e rublës. Ne mendojmë se ky është një hap i drejtë, meqenëse është e pamundur të merresh njëkohësisht me zgjidhjen e dy problemeve të rëndësishme. Nga ato duhet zgjedhur më kryesori. Dhe është tejet e rëndësishme për Rusinë që të sigurojë nivelin e ulët të inflacionit dhe të krijojë klimën e favorshme për investimet në vend. Kjo do të sjellë me vete një lëvizshmëri më të madhe dhe fleksibilitetin e rublës. Dhe, sigurisht, Banka Qendrore e Rusisë nuk duhet të përzihet në atë që po ndodh aktualisht në treg me qëllim që të parandalojë paqëndrueshmërinë (volatility) e tepruar, siç po ndodh një gjë e tillë tani.

0Në përgjithësi, ekspertët e FMN i vlerësojnë perspektivat e Rusisë me optimizëm të matur. Ata vënë në dukje se në kushtet e globalizimit dhe kufijve të hapur financiarë nga ndikimet negative nuk mund të jetë e siguruar bile as ekonomia më e fortë.

Roman Mamonov, Olga Konorskaja