Zëri i Rusisë Emetimet e reja që hidhen nga krateri i vullkanit Shiveluç arritën lartësinë 7,5 km (Lindja e Largët e Rusisë). Në zonën e këtij vullkani janë regjistruar tashmë një seri lëkundjesh nëntokësore me kohëzgjatje rreth 20 minuta. Ato u shoqëruan me hedhje hiri nga krateri i vullkanit.

Vullkanit Shiveluç i është përcaktuar kodi më i lartë me ngjyrë, ai i “kuq”, i rrezikshmërisë për aviacionin. Mbi rrezikun që përbëjnë hiri dhe gazet vullkanike për motorët e teknikës së aviacionit janë informuar të gjitha shërbimet e interesuara.

0Shiveluç është vullkani aktiv më verior i Gadishullit të Kamçatkës. Lartësia e tij i kalon të 3.000 metrat.