Zëri i Rusisë Më 5 tetor të korrat e drithërave në Rusi përbënë 90 milionë ton. Kjo shifër është 30 milionë ton më e lartë se ajo e periudhës analogjike të vitit të kaluar, deklaroi Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin në mbledhjen e kabinetit të ministrave. Gjatë kësaj ai vuri në dukje, se tani për tani janë korrur vetëm 88% të sipërfaqeve të mbjella.

0“Sipas vlerësimeve aktuale, gjithsej këtë vit do të mblidhen rreth 95 milionë ton drithëra, prej të cilave 60 milionë ton grurë", - theksoi Kryetari i qeverisë. Mbi bazë të parashikimeve të Bashkimit rus të prodhuesve të drithërave, eksportet e drithërave këtë vit mund të arrijnë në 20-23 milionë ton.