Zëri i Rusisë Numri i parashikimeve negative përkatësisht të ardhmes së ekonomisë evropiane vazhdon të rritet. Pas Bankës amerikane Goldman Sachs vlerësimin e vet e dha Agjencia ndërkombëtare e nominimit Standard & Poor’s. Sipas mendimit të ekspertëve të saj, gjasat e një recesioni (rënie) të ri në Botën e Vjetër janë 40%. Por bile edhe ky parashikim kaq pesimist nuk e pengoi Agjencinë që të konfirmojë ratings e lartë të kredisë të vendeve të rajonit.

Është bërë tashmë diçka e modës që të kërcënohet herë pas here Evropa me shpërthimin e valës së dytë të krizës. Ekspertët e Bankës amerikane Goldman Sachs përcaktuan propabilitetin e recesionit afatgjatë në vendet e Evropës në 40%. Rastësisht apo jo por një shifër e tillë përmbahet edhe në raportin e S & P.

Vërtetë, shifrat konkrete në pjesën sqaruese, arsyetuese ndryshojnë. Goldman Sachs e ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të vendeve të Botës së Vjetër nga 1,3% menjëherë deri në 0,1%. S & P është më e përmbajtur në vlerësimet e veta - kjo Agjenci rishikoi vlerësimin e saj të rritjes së GDP-së me 0,4% - nga 1,5% deri në 1,1%.

Nuk është e vështirë të përcaktohet se cilat vende do të tërheqin në “humnerë” ekonominë e BE. Në radhë të parë kjo është, sigurisht, Greqia. Sipas mendimit të përgjithshëm, GDP-ja e saj do të bjerë pothuajse 7%. Pas Greqisë në listë renditen Portugalia, Italia, Spanja. Ja mendimi i ekspertit rus të Agjencisë analitike “Investkafe”Ilia Raçenkov:

- Nga këto shtete në pozicion më të favorshëm janë Spanja dhe Irlanda, sepse në Spanjë buxheti nuk është dhe aq i disbalancuar dhe ekonomia është mjaft e madhe dhe më e diversifikuar se ajo e vendeve të tjera. Përsa i përket Irlandës, duhet thënë, se ekonomia e vendit nuk është dhe aq e madhe dhe BE mund ti japë ndihmë asaj. Përveç kësaj, Irlandës i jep një ndihmë të qenësishme Britania e Madhe.

Rishikuan në S & P edhe vlerësimin për rritjen ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar. Sipas Agjencisë, ekonomia e saj do të rritet në rastin më të mirë me 1,7%. Më parë projektohej rritja e saj në 1,8%. Gjë kjo që, në fakt, nuk e pengoi aspak S & P të ruajë rating e kreditit të Londrës në nivelin më të lartë AAA (triple A). Kjo reflekton pritjet e investitorëve në lidhje me atë se lokomotivat e ekonomisë evropiane - Anglia, Gjermania dhe Franca - do të jenë në gjendje të kapërcejnë me sukses vështirësitë.

Në përgjithësi, sipas parashikimeve të S & P, periudha e rritjes së paqëndrueshme të ekonomisë së Evropës do të zgjasë si të paktën 15 muaj.   

Polina Romanova