Zëri i Rusisë Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad e quajti “gabim të madh” vendimin e Turqisë për vendosjen e radarit të NATO-s në territorin e vet. Pavarësisht nga deklaratat e përfaqësuesve të SHBA dhe Turqisë se radari destinohet për pikasjen e raketave që kërcënojnë Europën,  Ahmadinejad është mëse i bindur se ai është i nevojshëm për mbrojtjen e Izraelit.

0Teherani i druhet asaj, se në rast fillimi të veprimeve ushtarake të Izraelit kundër Iranit, raketat e tij të kundërpërgjigjes nuk do të arrijnë dot objektivat për shkak të këtij radari. Parashikohet që radari në fjalë të vihet në veprim në fund të këtij viti.