Zëri i Rusisë Me Dekret të Presidentit Dimitri Medvediev Flota akullthyese atomike e vendit dhe vendankorimet e destinuara për mirëmbajtjen e saj janë përjashtuar nga lista e ndaluar për privatizim.

Dokumenti lejon korporatizimin e ndërmarrjes unitare “Rosatomflot”, që është pronare dhe operatore e Flotës akullthyese atomike. Por gjatë kësaj shteti ruan në duart e veta paketën e kontrollit.

Rusia është i vetmi vend në botë që ka Flotën e vet akullthyese atomike. Interesi ndaj akullthyeseve atomike këto kohët e fundit është rritur në mënyrë të ndjeshme. Para së gjithash ai është i lidhur me përvetësimin e ardhshëm të vendburimeve jashtëzakonisht të mëdha të naftës dhe gazit në shelfin arktik. Interes në rritje po vërehet gjithashtu nga ana e kompanive të huaja edhe ndaj Rrugës Veriore Detare. Ky itinerar mund të reduktojë ndjeshëm kohën e transportit të mallrave nga Europa në vendet e rajonit të Azi-Paqësorit në krahasim me atë të transportimin e tyre nëpërmjet Kanalit të Suezit. Por fitimprurëse (rentabël) Rruga Veriore Detare mund të jetë vetëm në qoftë se do të shfrytëzohet gjatë gjithë vitit. Për këtë nevojitet modernizimi i akullthyeseve atomike, infrastrukturës bregdetare si dhe ndërtimi i anijeve të reja, thotë Drejtori i Qendrës për Hulumtime të Politikave Publike Vladimir Evsejev:

- I gjithë problemi konsiston në faktin se flota akullthyese atomike ka nevojë për investime jashtëzakonisht të mëdha. Ajo është mjaft e kushtueshme për tu mbajtur. Impiantet që punojnë në akullthyeset atomike kërkojnë jo vetëm furnizime të karburantit bërthamor, por edhe riciklimin e tij. Pra, fonde të konsiderueshme. Përveç kësaj, ne kemi nevojë për objekte të mëdha, vendankorime e skela speciale për mirëmbajtjen e akullthyeseve atomike. Domethënë, fjalë bëhet për çështje komplekse. Prandaj kalimi tek korporatizimi është plotësisht në kohë. Për më tepër se shteti do të ruajë kontrollin e plotë ndaj gjithë paketës së aksioneve. Në të njëjtën kohë korporatizimi lejon shfrytëzimin e investimeve të investitorëve privatë, të cilët mund të përfitojnë mjaft nga shfrytëzimi i Rrugës Veriore Detare.

Sipas mendimit të ekspertëve, korporatizimi do të lejojë përdorimin më aktiv të kredive komerciale. Ndërsa transportimi i mallrave të huaja do të zhvillojë bashkëpunimin ndërkombëtar, thekson Vladimir Evsejev:

0-  Në qoftë se ne duam që të merremi seriozisht me zhvillimi e këtij projekti do të jemi të detyruar të marrim kredi ose të tërheqim investitorët e huaj. Nuk mund të mjaftohemi vetëm me nevojat e kompanive ruse, sepse nuk e sigurojnë ato rrjedhën kryesore të mallrave. Por ato mund ta bëjnë këtë në interes të kompanive europiane, kineze apo japoneze. Sepse pikërisht këtu dhe janë përqëndruar rrymat më të mëdha të trafikut të mallrave dhe mundësitë e marrjes së fitimit më të madh.

Andrei Smirnov