Zëri i Rusisë Në Gadishullin e Kamçatkës vullkani Shiveluç volli një kolonë të fuqishme hiri me lartësi prej 8 kilometrash. Rrezik kërcënues për popullsisë vendase nuk ka. Depozitime të hirit vullkanik në pikat e banimit pranë tij nuk janë fiksuar.

0Për herë të fundit vullkani Shiveluç u aktivizua në maj të vitit 2009 dhe që nga ajo kohë nga krateri i tij vërehen rregullisht emisione të gazit, hirit dhe bile hedhje të llavës. Por lartësia e kolonës së hirit prej 10 kilometrash për të vazhdon të mbetet një gjë shumë e rrallë. Në Gadishullin e Kamçatkës janë regjistruar mbi 160 vulkane, 30 prej të cilëve shkencëtarët i konsiderojnë si aktivë.