Zëri i Rusisë Në segmentin rus të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) do të bëhen nëntë eksperimente të përgatitura nga shkencëtarët ukrainas. Dy prej tyre do të fillojnë që në vitin 2012.

0Në kuadër të eksperimentit të parë nga hulumtuesit do të studjohet mjedisi elektromagnetik rreth Stacionit. Gjatë eksperimentit të dytë parashikohet testimi i materialeve që parandalojnë korrozionin në kozmos. E gjithë aparatura e nevojshme për këto hulumtime është çuar tashmë në bordin e SKN. Me marrëveshjen e arritur nga të gjitha vendet-pjesëmarrëse të projektit të SKN shfrytëzimi i Stacionit është shtyrë deri në vitin 2020.