Zëri i Rusisë Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin publikoi në gazetën ruse “Izvestia” («Известия») një artikull në të cilin parashtroi vizionin e vet në lidhje me të ardhmen e Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit kur të fillojë të funksionojë Bashkimi i tyre Doganor.

Ai mendon, se mbi bazë të Bashkimit Doganor dhe Hapësirën Unike Ekonomike, që unifikon këto vende dhe që do të fillojë të veprojë nga 1 janari i vitit 2012, është e nevojshme të kalohet tek një koordinim më i ngushtë i  politikës ekonomike dhe monetare, tek krijimi i një bashkimi të plotë, efektiv ekonomik. “Ne propozojmë modelin e një bashkimi të fuqishëm mbikombëtar të aftë të shndërrohet në një prej poleve të botës bashkëkohore dhe të luajë gjatë kësaj rolin e “ligamentit” efektiv midis Evropës dhe Rajonit dinamik Azi-Paqësor”, deklaron Putin.

Krijimi i një bashkimi të tillë është objektiv i denjë, ndërsa në kushtet e reja ekonomike, në të cilat u ndodh bota moderne, paraqitet i domosdoshëm, thotë analisti politik rus Juri Sollozobov:

- Ky është objektiv shumë i denjë - krijimi i një bashkimi të fuqishëm të integruar në territorin midis BE dhe Kinës në rritje. Rusia, po ashtu si dhe vende të tjera të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP ose CIS), gjenden aktualisht përpara zgjedhjes vendimtare gjeopolitike. Ose këto shtete do të copëtohen dhe një pjesë e tyre do të bashkohet me Evropën, kurse pjesa tjetër me Kinën. Ndërkohë që duhet thënë se ky bashkim do të ndodhë në mënyrën jo më komforte. Ose do të pranohet alternativa dhe ajo është një e vetme - krijimi i një qendre të fuqishme ekonomike force. Ky është bashkimi i shteteve Euroaziatike. Formë krejtësisht e natyrshme e integrimit të tyre ekonomik do të bëhet bashkimi politik. Me një rrugë të tillë u krijua dikur Bashkimi i tanishëm Evropian - pa cënim të sovranitetit kombëtar dhe mëvetësisë ekonomike.

0Vladimir Putin është mëse i bindur se krijimi i Bashkimit Euroaziatik është pikërisht ajo rrugë e cila do tu lejojë pjesëmarrësve të tij të zenë një vend të denjë në botën e ndërlikuar të shekullit të XXI. “Vetëm së bashku vendet tona do të mund të arrijnë suksesin dhe prosperitetin”, - konkludon Putin.

Svetllana Andrejeva