Zëri i Rusisë Si rezultat i shpërthimit që ndodhi pranë portës së hyrjes në kompleksin e godinave qeveritare në kryeqytetin e Somalisë Mogadishu gjetën vdekjen 65 persona dhe 50 të tjerë u plagosën. Sipas të dhënave paraprake shpërtheu një automobil i minuar. Përgjegjësinë për aktin terrorist e mori mbi vete grupimi islamik “Al-Shabab”, i cili është i lidhur ngushtë me organizatën “Al-Qaeda”.

0Republika e Somalisë pushoi së ekzistuari si shtet unik në vitin 1991 me rënien e regjimit diktatorial të Siad Barre. Qeveria federale kontrollon Mogadishu dhe disa zona të tjera periferike të tij. Ndërsa pjesët e mbetura të Somalisë ndodhen nën kontrollin e formacioneve të pa njohura.