Zëri i Rusisë Specialistët e Institutit të Hulumtimeve Kozmike (IKI) të Akademisë së Shkencave të Rusisë së bashku me kolegët e tyre ukrainas dhe hungarezë do të zhvillojnë në kozmos studimin e proceseve fizike të shkarkimeve të rrufeve që ndodhin në shtresat e larta atmosferike të Tokës.

Eksperimentet do të zhvillohen në bordin e mikro-satelitit “Chibis-M”, lëshimi i të cilit është planifikuar për në tetor të vitit 2011.

Mikro-sateliti, i projektuar dhe i konstruktuar në  Institutin rus të Hulumtimeve Kozmike, do të nxirret në kozmos me ndihmën e anijes së mallrave “Progress” pas ankorimit të saj me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN).

0Në krijimin e instrumenteve shkencore të mikro-satelitit, përveç Rusisë dhe Ukrainës, kanë marrë pjesë edhe organizatat e Hungarisë.