Zëri i Rusisë Në uzinën e ndërtimit të anijeve “Kama” në qytetin rus Perm ka rënë zjarr në anijen me motor me tre kuverta “Federic Joliot-Curie”. Fatmirësisht viktima nuk ka. Në momentet aktuale zjarri në anije u arrit të lokalizohet.

Anija me motor ndodhej në skelë për mirëmbajtje të planifikuar dhe në bordin e saj ndodheshin 4 veta. Ata arritën të largohen në kohë nga kuverta e saj dhe askush nuk u lëndua. Sipas versionit paraprak shkaku i shpërthimit të zjarrit ishte përdorimi i pakujdesshëm i zjarrit.

0Anija “Federic Joliot-Curie” është ndërtuar në vitin 1953 në Gjermani. Gjatësia e saj është 96 metra, gjerësia 14,3 metra dhe shkallëzorja - 2,4 metra.