Zëri i Rusisë Vrima e ozonit që u krijua mbi Arktik gjatë dimrit të kaluar u bë “më e thella” për 20 vitet e vëzhgimeve shkencore. Përkatësisht parametrave të veta ajo është e krahasueshme me vrimën e ozonit që u zbulua për herë të parë në vitet 1980, njofton revista “Nature”.

0Shkatërrimin e shtresës së ozonit shkencëtarët e lidhin me emisionet industriale të freonit. Nën veprimin e dritës së diellit dhe të ftohtit stratosferik kjo substancë formon komponente mjaft agresive të klorit, të cilat shkatërrojnë shtresën e ozonit që mbron jetën në Tokë nga ndikimi negativ i rrezatimit shumë të dëmshëm ultraviolet. Sipas mendimit të shkencëtarëve të Laboratorit të NASA-s, situata në Arktik për herë të parë ka arritur nivelin kur mund të flitet me siguri të plotë mbi ekzistencës e vrimës reale arktike të ozonit.