Zëri i Rusisë Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë së bashku me MTS - operatorin rus të telefonisë celulare - lançuan programin e informimit me SMS të qytetarëve rusë që ndodhen jashtë shtetit në raste situatash të jashtëzakonshme.

Në raste fatkeqësish natyrore, katastrofash, aksidentesh, trazirash, konfliktesh të armatosura në çdo vend që të ndodhen qytetarët rusë do të marrin SMS-informacionin me të dhënat e kontaktit të organizatave që mund tu ofrojnë atyre ndihmën e nevojshme.

0Numrat e telefonit si dhe adresat e ambasadave e konsullatave të Federatës Ruse do tu vihet qytetarëve rusë në dispozicion që gjatë regjistrimit të abonentëve të roaming.