Zëri i Rusisë Deri në fund të vitit në kufirin rus do të hapen 19 postblloqe të reja, njoftoi Kryeministri rus Vladimir Putin. Sipas fjalëve të tij, në kufi duhet vendosur rregull sa më shpejt që të jetë e mundur, duhen likuiduar bllokimet dhe radhët e gjata.

0Putin njoftoi, se në 9 vitet e afërta për rregullimin e punës së postblloqeve në kufirin shtetëror do të caktohen 134 miliardë rubla (mbi 4 miliardë $). Një vemendje e veçantë do ti kushtohet krijimit të infrastrukturës kufitare në zonën e Arktikut. Kjo do të lejojë forcimin e sigurisë së Rusisë dhe mbrojtjen e rezervave natyrore të saj.