Zëri i Rusisë Janë të gatshme për tu vënë në qarkullim katër pullat e para të serisë “Lojërat XXII Olimpike Dimërore në Soçi”. Ato do të hidhen në treg që në vjeshtë të këtij viti.

Unikaliteti i tyre konsiston në atë, se këto pulla do të jenë më “multi-gjuhësoret” në gjithë historikun e lëvizjes olimpike. Gjithsej do të botohen 6 variante. Në çdonjërën pullë informacioni është pasqyruar në rusisht, anglisht, frengjisht, gjermanisht, spanjisht dhe në gjuhën kineze.

0Në pulat e sipërpërmendura janë pasqyruar pamje të Soçit dhe rrethinave të tij. Çmimi i çdo pulle do të jetë nga 15-30 rubla (0.5-1 $). Shitja e kësaj serie pullash planifikohet  të realizohet edhe jashtë shtetit.