Zëri i Rusisë Ekspertët ndërkombëtarë i dhanë “dritë jeshile” zbatimit të një prej projekteve më ambicioze të shekullit XXI - ndërtimit të tunelit hekurudhor 100 km nën ngushticën e Beringut, shkruan gazeta londineze “The Times”. Tuneli është projektuar për të lidhur dy gadishuj - atë të Çukotkës (Chukotka) të Rusisë dhe Alaskës amerikane - duke bashkuar në këtë mënyrë sistemet e transportit të dy kontinenteve.

Kostoja totale e ndërtimit mund të arrijë deri në 100 miliardë $. Aty nga viti 2030 pala ruse ka ndërmend të shtrojë në Lindjen e Largët të vendit drejt tunelit të supozuar 5000 km rrugë hekurudhore. Edhe 2000 km të tjera rrugë do të shtrohen në territoret e SHBA dhe Kanadasë.

0Objektivi kryesor i projektit është ulja e kostos së transportimeve transkontinentale të mallrave midis Azisë Lindore dhe Amerikës së Veriut.