Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg u njoh si personi më me ndikim në industrinë e mediave në Britaninë e Madhe.

Ai zuri vendin e parë në rejtingun e MediaGuardian100-2011, që përpilohet nga gazeta “The Guardian”. Vitin e kaluar Zuckerberg u rendit në vendin e shtatë. Ndërsa hyri ai në këtë listë 4 vjet më parë.

0Rrjeti social Facebook është platforma më e madhe e internet-reklamave në Britaninë e Madhe, kurse në SHBA Facebook garanton shpalljen on-line të një ndër 4 reklamat e paraqitura. Sipas parashikimeve, të ardhurat që do të sigurojë rrjeti social nga reklamat do të përbëjnë 4 miliardë $ - 2 herë më shumë se në vitin 2010.