Në qytetin rus Soçi pranë Detit të Zi, ku në vitin 2014 do të zhvillohet Olimpiada Dimërore, u hap Qendra e studimit të mundësive potenciale të sportistëve.

Aparaturat speciale, me të cilat është pajisur ajo, lejojnë regjistrimin e të dhënave mbi gjendjen fizike të sportistëve, përcaktimin e maksimumit dhe kulmin e aftësive të tyre.

0Në këtë Qendër përdoren teknologji unikale, të afta “të lexojnë” dinamikën e zhvillimit të formës fizike të sportistëve dhe përpilimin e grafikut më efektiv të përgatitjes së tyre për këtë apo atë lloj gare. Shërbimet e Qendrës po i shfrytëzon tani ekipi përfaqësues rus i freestyle.