Kompania ajore ruse “Aeroflot” hyri në treshen e kompanive me zhvillim më dinamik në botë, njoftoi Drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie Vitali Saveliev. Për 6 muaj “Aeroflot” ka transportuar më shumë se 6 milionë pasagjerë, ndërsa të ardhurat e tij për këtë periudhë u rritën me 22%.

Pak kohë më parë ajo nënshkroi kontratën për blerjen e 30 aeroplanëve të modelit “Sukhoi Superjet-100” dhe po shqyrton tani mundësinë e blerjes edhe të 10 “Superjet” të tjerë dhe të 20 avionëve An-148.